Ministrja Zivic takon zëvendësambasadorin e Hungarisë, Bela Bozsik

18:25 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Hungaria do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave të ndryshme të përkrahjes.

Kështu është thënë sot në takimin që Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic pati me zëvendësambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik.

Gjatë këtij takimi krahas tjerash është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së.

Ministrja Zivic e ka falënderuar zëvendësambasadorin Bozsik për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e saj që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, zëvendësambasadori, Bela Bozsik, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme