Komiteti Punues për Integrim Evropian mbajti sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me ç’rast u diskutuan masat afatshkurtra të Programit të MSA-së, të cilat duhet trajtuar me prioritet gjatë vitit 2019.
“Lista e masave në fjalë, mbulojnë 18 kapituj të acquis-së, si dhe Kriteret Politike me Kriteret Ekonomike. Janë gjithsej 66 masa të planifikuara- 42 masa legjislative, 24 masa zbatuese”, ka shkruar Ministrja në rrjetin social.
Postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:
“Në takimin e radhës së Komitetit Punues për Integrim Evropian, diskutuam masat në kuadër të Programit të MSA-së për këtë vit të cilat duhet të trajtohen me prioritet. Këtë vit kërkohet zbatim më i mirë i Programit se vitin e kaluar, të paktën 70% të masave të planifikuara, të paraparë me Programin IPA 2 për Mbështetje Direkte Buxhetore për Reformën e Administratës Publike.
Lista e masave në fjalë, mbulojnë 18 kapituj të acquis-së, si dhe Kriteret Politike me Kriteret Ekonomike. Janë gjithsej 66 masa të planifikuara- 42 masa legjislative, 24 masa zbatuese.
Në pjesën e diskutimeve, nga bartësit e përgjegjësive u cekën masat që mund të zbatohen, ato që nuk kanë siguri për zbatim dhe shkaqet e moszbatimit, po ashtu edhe planifikimi për zbatimin e tyre. Punë më dinamike na pret”.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë