Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, është thirrur për interpelancë për çështjen e (mos)liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo interpelancë do të mbahet pas kërkesës që ka bërë deputeti nga Partia Kristian Demokrate, Magnus Jacobsson.
“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” është kërkesa e deputetit suedez për të cilën do të përgjigjet Ministrja Wallstrom.
“Situata në Ballkan mbetet e tensionuar. Ne shohim se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Turqia veprojnë për interesat gjeostrategjike. Për ne në Suedi, vend që ka një grup të madh që kanë prejardhjen nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga gjithë Ballkani, është me rëndësi që të punojmë për të siguruar që ky rajon të zhvillohet përmes rrugës paqësore”, shkruan më tej në kërkesën e deputetit Jacobsson.
“Pas luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ne në Evropë kemi mësuar se tregtia është parakusht për paqen afatgjatë. Natyrisht, principet e njëjta aplikohen edhe në Ballkan. Përmes tregtisë dhe marrëdhënieve të tjera, ne mund të kontribuojmë në zhvillimin e paqes”.
“Ne poashtu kemi shumë qytetarë në Suedi që prejardhjen e kanë nga Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit. Duke lehtësuar lëvizjen në mes vendeve tona dhe duke lehtësuar tregtinë, ne rrisim sigurisë në Ballkan derisa përmirësohen edhe dy ekonomitë, ajo e Suedisë dhe Kosovës”, njofton Klan Kosova.
Lidhur me këtë, dua ta pyes ministren e Jashtme, Margot Wallstrom:
“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Parlamentit të Suedisë.
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...