Google ADS

Ministrja e Integrimit Evropian: Presim që vizat të hiqen krejt këtë vit 

10:14 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nga Brukseli ka përgëzuar qytetarët për marrjen e vendimit pozitiv për viza, në Komisionin LIBE.

Ministrja Hoxha ka theksuar se “Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së. Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm”.

Ky është postimi i Ministres Hoxha në facebook:

Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme