Ministria konfirmon mundësinë e dhënë kandidatëve që munguan në testimin për rekrutë të FSK-së

16:29 | 22 Mars 2019
A. B.

Të gjithë kandidatët për rekrutë të cilët kanë munguar në testimin e mbajtur më 21 dhe 22 mars, kanë edhe një mundësi.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se procesi i testimit për të gjithë ata që kanë munguar do të mbahet më 25 mars.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes:

Njoftohen kandidatët që kanë konkuruar për rekrutë/OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më 11.02.2019, e të cilët kanë munguar në testim më datën 21.03.2019 dhe 22.03.2019, se do t’u mundësohet të marrin pjesë në procesin e testimit më datën 25.03.2019 sipas orarit të testimit i cili gjindet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht në adresën, ëëë.mksf-ks.org, linku; KONKURS PËR REKRUTIMIN E REKRUTËVE TË RINJ-USHTAR AKTIV PËR SHËRBIM NË FSK.

Vëmendje:

Kandidatët ditën e testimit duhet të kenë me vete:

Numrin e aplikimit

Letërnjoftimin apo ndonjë dokument identifikimi
Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar e nuk mund ta gjejnë vetën në njërin nga grupet e publikuara, për informata shtesë të lajmërohen në numrat e telefonit 038-603-355/199 pranë Zyrës së Rekrutimit të FSK-së.

VINI RE:
Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten me kohë në vendin ku do të mbahet testimi, së paku 15 minuta para orarit të publikuar për testim.
Kandidatët në ditën e testimit duhet të jenë të veshur me rroba sportive.
Kandidatët gjatë kohës së testimit nuk lejohet që me vete të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura etj.
Kandidatët të cilët gjatë konkurrimit nuk e kanë sjelluar vërtetimin nga gjykata mund të marrin pjesë në testim vetëm në rast se vërtetimin nga gjykata e sjellin në ditën e testimit
Kandidatët do t’i nënshtrohen Testit të Aftësive dhe Testit të Fitnesi Fizik të cilat do të mbahen në Kazermën ‘’Skënderbeu’’ në Ferizaj.
Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme