Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njofton se ka mbështetur me 120 mijë euro trajtimin e pacientit A, H. në Turqi.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se ka mbështetur me 120 mijë euro trajtimin e pacientit A, H. në Turqi, aq sa është kërkuar në bazë të profaturës së prezantuar dhe, siç thonë ata, “jo me 80 mijë euro siç dezinformohet opinioni nga persona të papërgjegjshëm, kryesisht në rrjete sociale”.
“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) dëshiron të njoftoj opinionin se një informacion i cili po qarkullon kryesisht në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme për trajtimin e një pacienti kosovar në Turqi, në të cilin thuhet se “Ministria e Shëndetësisë ka përkrahur trajtimin e tij me vetëm 80 mijë euro”, është i pasaktë”, përcjell lajmi.net.
FSSh bën të ditur se familjarët e pacientit A.H., i prekur nga Dg. Leucemia acuta lymphoblastica relaps, ka aplikuar në Programin e Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike të Fondit më 10. 01. 2019 si rast urgjent, duke prezantuar edhe profaturën e trajtimit në vlerë prej 120 mijë eurove.
Me datë 10.01.2019, pacientit i lëshohet fletëzotimi nga FSSh për mbulimin 100% të shpenzimeve shëndetësore në bazë të profatures së ofruar nga aplikuesi/prindi i pacientit A. H.
“Gjithashtu, Bordi Ekzekutiv për TMJIShP, ka aprovuar shumën prej 120 000.00 € bazuar në fletëzotimin e lëshuar si dhe profaturën e paraqitur”.
Prandaj, lidhur me këtë rast, FSSh, për hir të informimit korrekt, dëshiron të demantoj dhe ta demaskoj të pavërtetën, lidhur me këtë pacient, e cila është duke qarkulluar nga persona të papërgjegjshëm, kryesisht në rrjetet sociale.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...