Google ADS

Ministria e Mjedisit në Këshillin e 8-të Botëror të Ujërave kërkon mbështetje për Kosovën

08:23 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë pjesë në Këshillin e 8-të Botëror të Ujërave që po zhvillohet në Marsejë të Francës.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit Fatmir Matoshi, Nazmi Krasniqi.

Ai ka thënë se në këtë ngjarje ka kërkuar mbështetje për Kosovën në sektorin e ujit nga organizata dhe qeveri të ndryshme të botës.

Postimi i tij i plotë:

Me autorizimin e Ministrit z.Fatmir Matoshi dhe me ftesë të z. Benedito Braga, president i Këshillit Botëror të Ujit, përfaqësuam Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Këshillin e 8-të Botëror të Ujërave që po zhvillohet në Marsejë të Francës. Sot, përveç diskutimit të strategjisë së kaluar dhe të ardhshme (2019-2021) të ujit, ne si antarë me të drejtë vote, votuam për kandidatët e rinj në të gjitha kolegjet. Shumë shtete dhe organizata mike të Kosovës janë përzgjedhur në të gjitha kolegjet Këshillit Botëror të Ujit.
Këtë ngjarje e kam shfrytëzuar edhe për të kërkuar mbështetje më të madhe në sektorin e ujit për Kosovën, nga organizata e qeveri të ndryshme të botës./arbresh.info

https://www.facebook.com/648979068/posts/10156232436934069/

Të ngjashme