Vitin e kaluar, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u radhit ndër vendet e para në botë, me cilësinë më te lartë të ndotjes së ajrit.
E si duket problemi i njëjtë do ta përcjell Prishtinën edhe këtë vit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje bëri të ditur se është rikthyer ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe qymyri për ngrohje.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, mbrëmë ndotja e ajrit ka shënuar nivelin prej 122 PM, shkruan lajmi.net.
Lidhur më këtë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka treguar hapat që janë duke i ndërmarrë për reduktimin e ndotjes së ajrit.
Sipas tyre, problemi i ndotjes së ajrit është problem i shtresuar që nga pas lufta, për të cilin thonë se, nuk priten rezultate të shpejta, sepse varet nga disa ministri se sa shpejtë arrijnë që të përmbushin obligimet e tyre ligjore në fushën e mbrojtjes së ajrit.
Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministrit, Fatmir Matoshi, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se, pas vendimit të MASHT-it për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla, kanë kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim për ndalimin e thëngjillit edhe në objektet e institucioneve publike, qendrore dhe lokale.
“Pra pas vendimit të MASHT-it për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla, tani kemi kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim për ndalimin e thëngjillit edhe në objektet e institucioneve publike, qendrore dhe lokale. Pas kërkesës sonë MZHE ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtoret e ndërmarrjes së Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka thënë Sahiti.
Ai ka thënë se me përkrahje të Komisionit Evropian, MMPH ka instaluar souftverin qendror mbledhjen e të dhënave të cilësisë ajrit nga stacionet monitoruese dhe paraqiten e tyre ne kohë reale.
Sahiti po ashtu ka thënë se, ministria do të vazhdojë angazhimin në zbatimin e udhëzimit për kontrollimin e gazrave të veturave, si dhe ndalimin e eksploatimit dhe shitjes së thëngjillit.
“Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë angazhimin në zbatimin e udhëzimit për kontrollimin e gazrave të veturave, me rastin e kontrollimit teknik të automjeteve si dhe fillimin e vendosjes së pullave ambientale nga janari i vitit 2019 ndërsa Policia e Kosovës do të asistojë Inspektoret e Komisionit për Miniera dhe Minerale për ndalimin e eksploatimit dhe shitjes së thëngjillit siç parashihet edhe me ligjin për miniera. Ministria e Shëndetësisë do të punojë në informimin e qytetarëve për pasojat e përdorimit të thëngjillit për ngrohje dhe rëndësinë e mbrojtjes së ajrit nga ndotja”, ka thënë Sahiti.
“Këto janë veprimet që jemi duke i ndërmarrë për reduktimin e ndotjes së ajrit që vjen nga thëngjillit, dhe njëkohësisht po vazhdon investimi nga MZHE për zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit në Prishtinë, në mënyrë që qytetaret të kenë një alternative dhe kështu ta ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje, ka thënë tutje Sahiti.
Ai po ashtu ka thënë se janë duke pritur rezultate e studimit nga JICA për ndotësit kryesor të ajrit në Prishtinë.
“Ne jemi duke pritur gjithashtu rezultatet e studimit të JICA-s për ndotësit kryesor të ajrit në Prishtinë, rezultate këto që do të shpallen në fillim të muajit nëntor, e të cilit do të na shërbejnë për të ndërmarrë masa veprimi në këtë sezoni vjeshtë-dimër. Vlen të theksohet se mbrojtja e ajrit nga ndotja është në përgjegjësi të komunave të Kosovës, të cilat duhet të hartojnë planit e tyre të veprimit për reduktimin e ndotjes së ajrit. Pavarësisht kësaj ne kemi përkrahur komunat në tejkalimin e këtij problemi dhe do të përkrahim edhe gjatë kësaj sezone siç kemi përkrahur në fillim të këtij viti komunën e Prishtinës”, ka thënë Sahiti.
Kujtojmë, se vitin e kaluar ndotja e ajrit në Prishtinë kishte arritur deri në 400 PM. /Lajmi.net/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...