Google ADS

Ministria e Mjedisit mbështet Skenderajn me një milion euro

12:31 | 16 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka vizituar Komunën e Skenderajt dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH.

Matoshi, u shpreh se si ditë e parë e punës si ministër, dhe jo më si ushtrues detyre, është kënaqësi që ta fillojë në Komunën e Skenderajt për të punuar për përmirësimin e kushteve të mjedisit.

“Lumi Klina, të cilin ne sivjet këtë segment e mbështesim me 200 mijë euro do të ketë ndikim në disa aspekte,do të parandalojë vërshimet e mundshme në këtë pjesë, do të ruaj biodiversitetin, do t’ia kthejë një pamje më të mirë gjithë kësaj pjese të lagjes së Spahiajve, por nuk është angazhimi ynë i vetëm. Po ashtu MMPH këtë vit mbështet edhe disa projekte të tjera, edhe katër projekte të tjera në një shumë rreth 1 milion euro në komunën e Skenderajt dhe në bashkëpunim me kryetarin edhe në vitin 2019 do të zhvillojmë projekte të rëndësishme të fushës së mjedisit këtu”.

Ai tha se problemet e qytetarëve të Skenderajt janë edhe probleme të MMPH duke shtuar se do tu japë zgjidhje aty për ta shndërruar këtë komunë në komunë atraktive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme