Ministria e Mjedisit marrëveshje 1 milionëshe me katër komuna dhe një kompani (DOKUMENT)

15:25 | 18 Korrik 2019
arbresh.info

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër komuna të Kosovës si Peja, Gjakova, Rahoveci, dhe Komuna e Shtimes, si dhe një kompani të komunës së Gjilanit, në kuadër të disa projekteve brenda këtyre komunave e që pritet të rregullojë një sërë çështjesh dhe sfida mjedisore në këto komuna.

Ky projekt sipas ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, pritet të kapë vlerën e mbi 1 milionë eurove, raporton arbresh.info.

Ministri Matoshi me këtë rast u shpreh se kjo ministri prap ka filluar të investoj në komunat e Kosovës.

“Përkrahjen tonë të marrëveshjeve e kemi vazhduar edhe me pesë komuna, ku në fakt me katër komuna dhe me një kompani. Në komunën e Gjakovës, do të bëhet rregullimi i lumit Krena, ku kap vlerën 200 mijë euro, për vitin 2019, dhe të lumit Erenik që kap vlerën 17 mijë euro. Në Komunën e Pejës do të bëhet ndërtimi i murit mbrojtës të lumit Lumbardhi, që kap vlerën 300 mijë euro, dhe ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat e Lugut të Branit që kap vlerën 100 mijë euro, e po ashtu në këtë komunë do të investojnë edhe në projektin “Kanalizim i ujërave të zeza në fashtin Novo Sellë që kap vlerën prej 800 mijë euro”, u shpreh ministri Matoshi.

Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi, gjithashtu është shprehu se ka nënshkruar edhe me komunat e Rahovecit, Shtimes dhe me një kompani të Komunës së Gjilanit.

“Në Komunën e Rahovecit, do të bëhet rregullimi i shtratit të lumenjve dhe fshatrave, Hoqë e Madhe, Brestoc, Nagavc, Krush e Madhe, që kap vlerën 150 mijë euro. Në Komunën e Shtimes, do të bëhet zgjerimi i lumit Carralevë- Shtime dhe Mollopolc, Petrovë- Shtime- Vojnovc, që kap vlerën e 81 mijë eurove. Dhe parku i qytetit me vlerë 120 mijë euro. Në Gjilan, do të investohet në ndërtimin e kanalizimit në shtratin e lumit në Dobërçan që kap vlerën e 550 mijë eurove, ku 150 mijë euro për vitin 2018, e për vitin 2019 kap vlerën e 400 mijë eurove. Po ashtu, në këtë komunë do të mbështetet nga kjo ministri pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishoka me vlerë 100 mijë eurove, dhe krijimin e zonave të gjelbra në vlerë 550 mijë euro”, ka deklaruar ministri Matoshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme