Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Ministri Matoshi, tha se nënshkroi marrëveshjen me ambasadën gjermane me qellim të përmirësimit të gjendjes në vend, raporton arbresh.info.
“Ne sapo nënshkruam marrëveshjen bashkëfinancim me z.David me drejtorin e GIZ-it ëe Kosovë. Ministria me qellim të përmirësimit të gjendjes në vend dhe mbështetjen e komunave për mbeturina për përmirësim të mjedisit në bashkëpunim me GIZ. Të cilat janë planifikuar për skenën e grandeve të bazuara në performancën për ti ngritur kapacitetet e komunave për një qëllim më të mire.Sipas kësaj marrëveshje ministria e mjedisit hapësinor duke filluar nga viti 2020 buxhetin qe ofron Ministrinë e mjedisit është 3.5 milionë. Kjo është nënshkruar nga marrëveshja me ambasadën gjermane në Kosovë ministria falënderon GIZ-in për mbështetjen që po i jep ministrisë tonë”, përfundoi Matoshi.
Ndërsa David Aberhuber, drejtor gjeneral i GIZ-it në Kosovë, tha se gjatë viteve të fundit kanë mbështetur skema të ndryshme dhe kanë parë që është e mundshme të përmirësohet cilësia e mjedisit.
“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që na është dhënë, me vjen mirë qe ministri e ka marrë këtë vendim për bashkëpunim. Gjatë viteve të fundit kemi mbështetur skema të ndryshme ky është kontributi që kemi pasur. Kemi parë që është e mundshme që të përmirësohet cilësia e mbeturinave në këtë vend dhe e kemi parë që kjo ka funksionar. Dhe është si hap kyç për këto projekte, edhe ministritë të tjera janë duke u përfshirë si ministria e administratës. Gjithashtu falënderojmë ambasadën gjermane për zbatimin e këtij projekti”, tha ai./arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...