Transferimi i një pjese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) nga Prishtina në Prizren, pritet të bëhet në mënyrë simbolike në fund të këtij muaji, ndërkohë që sipas zyrtarëve po bëhen përgatitjet finale, për të filluar hapin e parë të zhvendosjes së një pjesë të stafit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Kësisoj, Prizreni bëhet shtëpia e dytë për MKRS-së. Për t’i bërë “konkak” dikasterit të parë qeveritar që kalon në qytetin që ka monumentet të shumta kulturo-historike, është përcaktuar një objekt, në qendrën e qytetit, në shatërvan. Në fakt selia e disa departamenteve të Ministrisë së Kulturës në Prizren, ndodhet në mes të tri monumenteve të trashëgimisë historike: Xhamisë së Sinan Pashës, Kishtës katolike dhe asaj ortodokse.
Samir Hoxha, këshilltar i Ministrit të Kulturës, ka konfirmuar se tashmë janë plotësuar disa prej kushteve themelore, procedurale dhe infrastrukturore për të filluar procesin e zhvendosjes së një pjese të MKRS-së në qytetin e Prizrenit.
“Zhvendosja e MKRS-së në Prizren ka qenë dhe vazhdon që të mbetet përkushtim i yni si kabinet. Së shpejti do e njoftojmë opinion publik në lidhje me ceremoninë e cila do të organizohet me rastin e zhvendosjes së një pjese të stafit të MKRS-së në qytetin e Prizrenit”, tha thënë ai për portalin “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Hoxhës, kjo bëhet në përputhje me përkushtimin e ministrisë për të bërë decentralizimin e ofrimit të shërbimeve nëpër të gjitha regjionet e Republikës.
“Siç edhe mund ta dini që nga marrja e mandatit të nga ana e ministrit Kujtim Gashi ne kemi qenë të përkushtuar që ta vëmë në zbatim një premtim të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli që Prizrenit ta ketë epitetin e qendrës kulturore por edhe administrative siç ishte shekuj më parë”, ka thënë ai.
Hoxha ka thënë se procesi i zhvendosjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit ka qenë mjaft i ndërlikuar dhe sfidues, pasi që në këtë proces kanë qenë të involvuar edhe akter të tjerë në këtë rast Komuna e Prizrenit e cila për hir të së vërtetës nuk ka treguar efikasitetin e duhur që ta shtyj para këtë proces.
“Siç e dini MKRS ka adresuar disa herë shkresa në drejtim të Komunës së Prizrenit për shfrytëzimin e dy ndërtesave të cilat do shërbenin për vendosjen e një pjese të stafit të MKRS-së, ku me shumë vonesë, por edhe me insistimin tonë në njërën nga mbledhjen Asamblesë Komunale të Prizrenit është marrë vendim që MKRS-së t’i jepen në shfrytëzim dy ndërtesat e kërkuara”, tha ai.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë