Si pasojë e reshjeve të borës ditëve të fundit në Kosovë, qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim, sidomos në rrugët nacionale.
Por, Ministria e Infrastrukturës thotë se në territorin e Kosovës, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale janë të kalueshme deri më tani.
‘’Prej fillimit të sezonës dimërore që ka filluar me 15 nëntor, të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës kanë qenë të kalueshme gjatë tërë periudhës së deritanishme të mirëmbajtjes dimërore’’, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Sipas komunikatës “Rrugët kodrinoro-malore potencialisht munden me paraqitë rrezikshmëri më të madhe për shkak të temperaturave më të ulëta dhe sasisë më të madhe të borës. Andaj ngasësve ju rekomandojmë që të drejtojnë automjetet konform kushteve të rrugës dhe mos të dalin në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore”.
Ministria e Infrastrukturës i ka të kontraktuara 14 kompani të mirëmbajtjes në shtatë rajone për rrugët nacionale dhe regjionale dhe dy kompani për autoudhë për mirëmbajtjen e tyre./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...