Me qëllim të mirë informimit të qytetarëve, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndanë informata të rëndësishme për procedurat e ankimimit për të gjithë ju që udhëtoni nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Për të dytin vit, në objektin e aeroportit, e gjeni edhe Zyrën e MIT për Ankesa dhe Kërkesa të Pasagjerëve.
MIT në rast të mohimit të embarkimit, vonesave të gjata, apo anulim fluturimi ju fton të ndiqni procedurat e ankimimit. Mbrojtje për të gjitha këto u siguron Rregullorja 2008/5 për mbrojtjen e udhëtarëve, që është e njëjtë me Rregulloren 261/2004 të Bashkimit Evropian.
“Të gjithë udhëtarët që kanë ankesa për një kompani ajrore, duhet ta plotësojnë formularin e BE-së të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e MIT dhe të njëjtën ta paraqesin në kompaninë në fjalë. Në rast se ajo brenda 6 javëve nuk u përgjigjet ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, atëherë formularin duhet ta dërgoni në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nëpërmjet e-melit [email protected], ose në adresën Bulevardi Nënë Tereza, ish Ndërtesa e Gërmisë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Ju kujtojmë, se MIT nuk bënë kompensim të udhëtarëve që mashtrohen nga kompanitë ajrore, por ndërmerr masa ligjore kundër këtyre të fundit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e gatshme të pranojë dhe shqyrtojë ankesat e juaja për udhëtimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .
Shfrytëzoni të drejtat tuaja! Republika e Kosovës kujdeset për ju!
MIT mbetet e përkushtuar të krijojë cilësi dhe standard në çdo fushë”, kanë njoftuar nga MIT.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka