Nga analiza e publikuar shihet se ekonomia vendore pritet të rritet me rreth 4.3% përgjatë vitit 2018.
Ministria e Financave me qëllim të ngritjes së transparencës fiskale dhe informimit të publikut, ka bërë publikimin e radhës së Pasqyrës Makroekonomike për periudhën korrik – shtator 2018.
Nga analiza e publikuar shihet se ekonomia vendore pritet të rritet me rreth 4.3% përgjatë vitit 2018, në terma real, kjo rritje do të vazhdoj të jetë e nxitur kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi privat. Duhet veçuar trendi rritës i komponentës së konsumit dhe eksportit të shërbimeve që pritet të kenë rol të theksuar në rritjen e BPV-së.
Kontribut të veçantë në këtë rritje të aktivitetit ekonomik vlerësohet të ketë ardhur nga reformat fiskale si dhe reformat strukturore të ndërmarra përgjatë periudhës paraprake.
Në kuadër të transparencës fiskale, Ministria e Financave gjithashtu në baza mujore bënë edhe përditësimin e shënimeve të Serive Kohore, ku ofrohen informata të detajuara me frekuencë të lartë, për nivelin lokal dhe qendrorë mbi pranimet (hyrjeve) dhe pagesat (shpenzimeve) fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ministria e Financave do të vazhdojë me këto publikime si një bazë e mirë për analistët profesional, për studentë, për mediat dhe qytetarët në përgjithësi, si mundësi e mirë e monitorimit të performancës fiskale të Qeverisë në baza mujore, për një periudhë mbi dhjetëvjeçare. /arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...