Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë.
Ndërsa, gjatë qëndrimit në këtë qytet, ministri Bytyqi ka vizituar edhe punimet e shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci”, e cila pritet të jetë e gatshme në fillim të këtij viti shkollor.
“Është kënaqësi që sot jemi në Klinë dhe vumë gurëthemelin e një projekti shumë të rëndësishëm, siç është çerdhja e fëmijëve. Uroj banorët e komunës së Klinës dhe kryetarin, që tani e tutje do të kenë edhe një çerdhe. Uroj, po ashtu, që të kemi sa më shumë infrastrukturë për edukimin e hershëm, për arsye se kjo është në të mirë të edukimit të përgjithshëm të fëmijëvetanë”, është shprehur ministri Bytyqi.
Ministri Bytyqi dhe kryetari Elezaj kanë zhvilluar edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku biseduan për zhvillimet në arsim, me theks në arsimin e komunës së Klinës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për ngritje të cilësisë.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe deputetja e zonës, Mirjeta Kalludra. Ky projekt është investim i Ministrisë së Arsimit dhe kapë vlerën mbi 500 mijë euro. /arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...