Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën ekzekutive të OJQ-së “Toka”, Jehona Gjurgjeala, me qëllim të krijimit të përmirësimin e cilësisë së edukimit për fëmijët dhe nxënësit në sistemin parauniversitar në Kosovë.
“Sipas këtij Memorandumi një nga objektivat e definuara është implementimi i një programi edukativ dhe informativ për prindërit e fëmijëve 0-2 vjeç, që ka për synim informimin e prindërve me praktikat më të avancuara të edukimit dhe rritjes së fëmijëve”, ka shkruar ministri në profilin e tij në “Facebook”.
Po ashtu, sipas ministrit Bytyqi, është paraparë përkrahja e mësimdhënësve në zhvillimin e vazhdueshëm të shkathtësive të tyre pedagogjike, “që do të rezultojë në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve”./arbresh.info/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit