Për të blerë një bukë në Kosovë, tash e dy ditë duhet të paguhet më shumë. Nga çmimi prej 30 centë tash një bukë kushton deri në 40 centë, që nënkupton që çmimi i saj nuk është rritur për 10%, sepse më një rritje të tillë buka do të kushtonte 33 centë.
E këtë rritje çmimesh, ministri i Tregtisë dhe Industrisë nuk e lidh vetëm me vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës.
Ministri Shala ka një thirrje për përfaqësuesit e industrisë së miellit. E në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se shtrenjtimi i miellit ka qenë i pritshëm për shkak të shtrenjtimit të grurit nëpër vendet tjera të botës.
Sipas Farizit, nuk është marrë një vendim apo marrëveshje e përbashkët për shtrenjtim nga ana e përfaqësuesve që janë anëtarë në shoqatë.
Këtë triumfim duhet të gëlltisim të gjithë, nuk duhet ti rrisin çmimet shumë por duhet të mbijetojnë…
Farizi nuk përjashtoi mundësinë e shtrejtimit të miellit sërish pas disa muajve. Ai thotë se më 2019 mund të ketë ngritje të çmimeve, varësisht nga trendet e çmimeve për produktet tjera./t7
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin