Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se të gjitha vendimet që i ka marrë që nga marrja e detyrës, kanë pasur qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë tryezës që u mbajt me temën ‘’Programin për mbrojtjen e konsumatorëve, të arriturat e vitit 2018 si dhe cilësia e produkteve vendore’’.
Përveç kësaj, Shala u zotua për punë intensive në vitet e ardhshme për të shtuar mbrojtjen e konsumatorit kosovar.
‘’Urdhëresa për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit për moshën nën 18 vjeç, është në vazhdën e priroteteve për mbrojtjen e konsumatorit. Kontrolli i peshës së bukës dhe deklaracionit që kemi bërë nëpër subjekte ekonomike po ashtu dëshmon se konsumatori jonë është i mbrojtur. MTI ka ndaluar edhe lodrat që kanë rezultuar që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’i rrimë afër dhe ta kontrollojmë cilësinë produkteve në treg dhe tregun në përgjithësi”, ka thënë Shala.
Ministri gjithashtu theksoi se angazhimi i MTI si autoritete kompetente në avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve, përveç se paraqet domosdoshmëri personale dhe njerëzore, është gjithashtu një obligim ligjor dhe institucional për avancimin e proceseve të zhvillimit.
Sipas tij, ‘MTI është zotuar që të vazhdojë të përmirësojë pozitën e konsumatorit gjithashtu përmes hartimit të legjislacionit sekondar si dhe ngritjes se bashkëpunimit me të gjitha organet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit për një ambient sa më të përshtatshëm për të gjithë ne sikurse parashihet edhe në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit’.
Ndërsa kryeshefi i Inspektoratit të MTI-së, Lulzim Syla ka thënë se gjatë 2018 kanë marr një varg aktivitetesh, duke përmendur punën e inspektoratit në mbrojtje të konsumatorit.
“Janë realizuar mbi 1400 inspektime tek operatorët ekonomik në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Janë marrë mbi 440 mostra të produkteve të naftës dhe është me rëndësi të theksohet se janë asgjësuar 17 mijë lodra, pasi këto lodra kanë rezultuar se janë të rrezikshme pas analizave që janë bërë dhe janë kthyer mbi 20 importe në vend të origjinës pasi nuk i kanë plotësuar kriteret. Me këtë nënkuptojmë se është rritur besimi në institucionin e MTI-së. Jemi duke i zbatuar të gjitha urdhëresat që i ka dhënë ministri Shala”, ka thënë Syla./Kallxo.com/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...