Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin britanik Ruari O’Connell. Ministri Yagcilar ka falënderuar ambasadorin ër përkrahjen e vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset reformuese në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar foli për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës publike, ku ai theksoi se, ekipet dhe ekspertet me përkrahjen e Zyrës se Bashkimit Evropian, janë duke punuar në legjislacionin sekondar, madje ministri Yagcilar tha se, me Ambasada Britanike kemi pasur bashkëpunim shumë të ngushtë në projektin e përzgjedhjes të zyrtarëve drejtues në shërbimin civil, duke falënderuar veçanërisht falënderoi Ambasadorin Ruari O’Connell për përkrahjen e drejtpërdrejt. Me këtë rast e gjithashtu njoftoi se në kuadër te këtij procesi, do të ndërtohet qendra për testime shtetërore. Ministri Yagcilar në këtë takim, Ambasadorin O’Connell, e njoftoi gjithashtu, se ligjet do të kenë një qasje pozitive në procesin e rekrutimit.
Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, falënderoi ministrin e MAP-it Mahir Yagcilar, për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se projekti për emërime të zyrtarëve të lartë të nivelit drejtues, përkundër sfidave, ka pasur sukses, ku me këtë rast është vepruar në bazë të parimeve të meritës, transparencës dhe paanësisë.
Në përmbyllje të këtij takimi lamtumirës, ministri Yagcilar i uroi suksese në karierën e tij ambasadorit Ruari O’Connell , duke e falënderuar për kontributin e madh që ka ofruar gjatë mandatit të tij, në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Kosovës. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...