Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Botërore Cyril Muller, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në veçanti në fushën e financave dhe portofolion e Kosovës me Bankën Botërore.
“Ministri Hamza duke e falënderuar zëvendëspresidentit e Bankës Botërore Muller për ndihmën dhe kontributin e tij dhe të Bankës Botërore për institucionet e Kosovës, sidomos përmes projekteve të cilat financohen nga Banka Botërore. Me këtë rast, ministri Hamza shprehi bindjen se ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm me Bankën Botërore do të vazhdojë edhe më tutje”, bëhet e ditur në komunikatë.
Ministri Hamza e informoi z. Muller për zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, për trendin e të hyrave, deficitin, borxhin publik, për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019, si dhe për investimet e Qeverisë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në çështjet sociale.
Ai gjithashtu e njoftoi zëvendëspresidentin Muller për performancen e marrëveshjeve të deritanishme të Kosovës që ka me Bankën Botërore, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast, ministri Hamza shprehi gatishmërinë e Kosovës për të arritur marrëveshje edhe për projekte të reja me Bankën Botërore , të cilat do ta ndihmonin zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Ndërsa, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore Cyril Muller falënderoj ministrin Hamza për pritjen dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm.
Ai po ashtu përgëzoj Ministrin Hamza për angazhimin e tij të vazhdueshëm që përmes ndryshimit të politikave fiskale të krijojë kushte sa më të mira në të bërit biznes në Kosovë si dhe për rritjen angazhimit në implementimin në kohë të marrëveshjeve ndërmjet dy institucioneve, që sipas tij ky angazhim na motivon dhe jep forcë që të hyjmë në marrëveshje të reja me Kosovën.
“Zëvendëspresidenti Cyril Muller gjithashtu u shpreh se Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara me theks të veçantë, në zhvillimin e kapitalit njerëzorë në Kosovë”, përfundon njoftimi./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...