Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala priti në një takim pune përfaqësuesit e Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim – BERZH në Kosovë, të udhëhequr nga Neil Taylor, Drejtor i Zyrës së BERZH-it për Kosovë dhe zyrtarët e tjerë.
Me këtë rast, ministri Shala ka njoftuar përfaqësuesit e BERZH-it lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe me theks të veçantë përmendi përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e barrierave për bizneset dhe rregullimin e tregut të brendshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për ri-funksionalizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik – KKZHE.
Përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë u interesuan për projektet që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për projektin për zhvillimin e fazës së dytë të zgjerimit të Parkut Industrial në Drenas si dhe zhvillimit të mëtutjeshëm edhe të zonave tjera ekonomike në disa qendra kosovare. Ministri Shala, tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë të interesuara që me funksionalizimin e Ligjit për Investimet Strategjike të fillojë me trajtimin e kërkesave që vijnë nga investitorët e huaj dhe vendës dhe të procedojë me lehtësimin e mëtutjeshëm të procedurave administrative që do të intensifikonte bashkëpunimin në mes të investitorëve dhe qeverisë në zbatimin e projekteve të ndryshme investive.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe BERZH-it veçanërisht edhe në fuqizimin e Sekretarisë së KKZHE-së që është e vendosur në MTI.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...