Ministri Shala paralajmëron një investim afër 100 milionë euro në Kosovë, në fushën e energjisë

17:49 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se në Kosovë do të vijë një investitor strategjik në fushën e energjisë të ripërtritshme.
Sipas ministrit Shala, investimi kapë shifrat e 96 milionë euro.

Ai e ka konfirmuar këtë pas takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert bashkë me përfaqësuesin e kompanisë “Aqua Energy” që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Shalës:

Investimet e bizneseve franceze janë potencial i jashtëzakonshëm që i mirëpret Kosova. Së shpejti në Republikën e Kosovës do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme që do t’i investojë 96 milionë euro. Sot pata një bashkëbisedim shumë miqësor me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, që bashkë me të ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Aqua Energy”, që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë në fushën e energjisë alternative. Ky fakt më gëzoi shumë dhe shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të jemi në shërbim të investitorëve të huaj, duke ju krijuar lehtësira. Ambasadorin po ashtu e informova për ndryshimet e fundit që i kemi bërë në Ligjin për Investime Strategjike, e që kanë rritur interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme