Google ADS

Ministri Shala nuk i len të shkojnë dëm investimet e shtetit, funksionalizon objektet e MTI-së

15:53 | 9 Tetor 2018
M. A.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marr vendimin e dytë të rëndësishëm që nga fillimi i punës së tij javën e kaluar.

Shala ka vendosur fillimisht Agjencinë e Metrologjisë, që është në kuadër të MTI-së ta dislokojë në objektin e kësaj ministrie në Bërnicë të Prishtinës, më pas edhe dy agjenci të tjera, atë të Standardizimit dhe Akreditimit.

Me këtë ministri ka thënë se do ketë një qendër moderne të cilësisë të Republikës së Kosovës.

Shala po ashtu e ka vizituar objektin e kësaj ministrie në Bërnicë të Prishtinës bashkë me ekipin e tij të këshilltarëve dhe kryeshefat e Agjencive të Metrologjisë, Standardizimit dhe Akreditimit.

Ministri Shala tha se do të marr vendim menjëherë që këto tri agjenci të dislokohen në këtë objekt, duke shtuar se gjendja e tij nuk do të vazhdojë më kështu.

“Qeveria e Kosovës ka investuar afër 2 milionë euro, dhe fatkeqësisht ka mbetur në këtë gjendje jo të mirë. Për shkak të mos kujdesit ka ardhur duke u dëmtuar çdo ditë e më shumë. Unë sot do të marr vendim ta dislokojë këtu Agjencinë e Metrologjisë. Banka Botërore e ka përkrahur me një fond MTI-në qa ta adaptojë dhe funskionalizojë këtë objekt. Po ashtu e kam si ide ta bëj edhe dislokimin e Agjencisë së Standardizimit dhe Akreditimit në këtë objekt, dhe këtë investim të qytetarëve tonë ta bëjmë të shfrytëzueshëm”, ka thënë Shala.

Ministri Shala ka thënë se më nuk do të ketë kësi lëshimesh që të mbeten investimet në mëshirën e fatit.

“Jam shumë i vendosur që t’i çoj përpara proceset dhe mos të lejojmë kësi investi8mesh milionëshe të mbesin në mëshirën e fatit. Kjo nuk do të tolerohet më. Këto objekte do të menaxhohen seriozisht dhe denjësisht, si e meritojnë institucionet shtetërore të trajtohen dhe mirëmbahen”, ka thënë Shala.

Ministri Shala e ka marr detyrën javën e kaluar, dhe qysh javën e parë të punës ka marr vendim që ta bëj Kosovën me Tregues Gjeografik, që do të ndikojë në rritjen e besimit të produkteve vendore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme