Ministri Shala i zëvendëson plazmat me biskotat Sempre

18:17 | 27 Nëntor 2018
A. B.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore sa më shumë, në hapjen zyrtare të “Javët e Biznesit Kosovar 2018”.

Shala ka thënë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte të Serbisë, dhe ka dhënë garancë për bizneset vendore se do t’i mbështes në çdo kohë.

E konsumimin e produkteve vendore e ka bërë edhe vet ai. Shala është ndalur tek pjesa ku kanë qenë të ekspozuara biskotat për fëmijë “Sempre”, prodhim vendor nga Prizreni.

Biskotat “Sempre” po shihen si zëvendësimi më i mirë për biskotat “Plazma” të prodhuara në Serbi.

Ministri Shala është ndarë i kënaqur me cilësinë e “Sempre” pasi që e ka shijuar një biskotë.

“100 herë më të mira së ‘plazma’ janë biskotat ‘Sempre’”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme