Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në një intervistë për televizionin Al Jazeera, ka goditur fort ministrin boshnjak Mirko Sharoviq për taksën 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Shala, ka qenë drejtpërdrejt i ftuar në emisionin “Kontekst” të Al Jazeera Balkan, bashkë me ministrin boshnjak, ku ky i fundit fillimisht është shprehur se Kosova e ka vendosur taksën në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së dhe është shprehur se do të ankohen në Bashkimin Evropian.
Por, ministri Shala i ka reaguar ashpër duke e sugjeruar ministrin boshnjak që ky shtet të mos humb kohë me ankesa po të nis të mendojë seriozisht që ta njohin Republikën e Kosovës dhe më pas mund të nisin shkëmbimet tregtare.
“Ju kisha sugjeruar që të mos humbni kohë shumë me ankesa, por ta njihni Republikën e Kosovës, se ndryshe asnjë produkt nga Bosnja e Hercegovina nuk do të futet në Kosovë. Po ashtu ju siguroj se masa 100 për qind kurrë nuk do të hiqet pa e njohur realitetin e Kosovës”, ka thënë ministri Shala, transmeton lajmi.net.
Pas këtyre fjalëve ministri boshnjak është ‘zbutur’ dhe ka kërkuar nga ministri Shala të provojnë të gjejnë një zgjidhje me dialog që të kenë bashkëpunim tregtar. Ministri boshnjak madje i ka thënë Shalës se është I gatshëm të ulet e të bisedojnë që ta gjejnë një zgjidhje, por ministri Shala sërish ka qenë i prerë, duke thënë se Kosova është shtet dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia