Ministri i Inovacionit në Serbi, Nenad Popoviq është deklaruar se Serbia pa Kosovën nuk mund të ekzistojë.
“Mendoj se me qëndrim të paqes por me argumente të fuqishme mund ta fitojmë gjithmonë atë që dëshirojmë. Gjëja me e rëndësishmja është ta caktojmë pikën e fillimit, pozicionit që është kryesori. Mendoj se duhet të jetë e ndarë dhe e pandryshueshme”, ka thënë ai në emisionin “Sputnik Intervieë”, shkruan B92, transmeton Indeksonline.
Popoviq ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka kapacitet të bind Kosovën për marrëveshjet.
“Kjo kërkon respektimin e Kushtetutës tonë, Kushtetutës së Republikës së Serbisë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, mbi të gjitha Rezolutës 1244 të Këshillimit të Sigurimit në OKB. Ne ishim bashkëpunues, shqiptarët nuk e kanë bërë një hap të vetëm. Ndërsa, BE nuk ka bërë asgjë”, ka shtuar ai./indeksonline/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...