Ka mjaftuar një shkresë zyrtare e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) që ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo të detyrohet ta shuajë biznesin e tij privat “Future System”.
Reagimi i Antikorrupsionit ka ardhur tek pas raportimit të gazetës “Zëri” në maj të këtij viti për rastin “Rikallo”, ku bëhej e ditur se ky i fundit edhe disa muaj pas marrjes së postit të ministrit të Bujqësisë figuronte si pronar dhe si person i autorizuar në biznesin e tij “Future System”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gazeta “Zëri” ka siguruar vendimin e AKK-së për këtë rast, në të cilin konfirmohet se ministri Rikallo gjendej në konflikt interesi.
“Ky rast ka filluar të shqyrtohet pas një informate të dërguar në adresë të AKK-së dhe sipas procedurës së paraparë janë analizuar informatat dhe është bërë verifikimi i informacionit dhe të dhënave të tjera të siguruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është vërejtur se zyrtari i lartë Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, figuron si person i autorizuar në biznesin privat me emër “Future System”, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik kjo situatë paraqet konflikt të mundshëm interesi dhe papajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në mes tjerash në vendimin e Antikorrupsionit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit