Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, është pritur sot në Berlin nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ismaili dhe Spahn kanë diskutuar për mundësitë se si Gjermania do të mund të angazhohet konrektisht që të ndihmojë edhe reformat e nisura për transformimin e shëndetësisë në Kosovë.
“Në reformat shëndetësore që kemi nisur në Kosovë, ndihma e Gjermanisë do të jetë më se e mirëseardhur. Falënderoj ministrin Spahn për pritjen dhe gatishmërinë e shtetit gjerman që të na gjendet afër në misionin tonë për transformimin e shëndetësisë”, ka thënë Ismaili pas këtij takimi.
“Kërkuam nga Gjermania që me ekspertët e saj, përmes trajnimeve, të na ndihmojë në menaxhimin e spialeve dhe fuqizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Morëm konfirmimin e ministrit Spahn, se sikur në shumë fusha që Gjermania ka ndihmuar Kosovën, përkrahja e tyre do të vazhdoj edhe në shëndetësi”, ka shtuar ai.
Ministri gjerman shprehu gatishmërinë e tij dhe të Gjermanisë që bashkëpunimin e kahmotshëm mes dy vendeve, ta fuqizojnë edhe në fushën e shëndetësisë.
Ismaili po qëndron për një vizitë tri ditore në Gjermani për të siguruar mbështetjen e shtetit gjerman në reformat për krijimin e një sektori shëndetësor që në qendër ka qytetarin./arbresh.info/
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan