Ministri Mustafa priti në takim lamtumirës përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë

10:49 | 10 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim lamtumirës ud- përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo. Në këtë takim u revokuan kujtime në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në mbështetje të projekteve të përbashkëta.

Ministri Mustafa i uri gjithë të mirat në vazhdimin e karrierës së saj, si dhe shumë fat në jetën e saj, duke  vënë në pah traditën dhe zakonet shqiptare se për miqtë, dera do të jetë gjithnjë e hapur në Kosovë.

Ndërsa, znj. Alessandra Roccasalvo theksoi se ka qenë kënaqësi e madhe jeta dhe puna që ka bërë në Kosovë dhe kjo e ka motivuar edhe në punën e saj të përditshme.

Për shërbimin e saj në Kosovë ministri Mustafa i ndau  mirënjohje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme