Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë sidomos në fushën e sigurisë.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta policore, sidomos gjatë sezonit veror kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Ministri Mustafa dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për modalitetet rreth zgjerimit të kapaciteteve në pikën e kalimit kufitar në Krushevë të Komunës së Dragashit./arbresh.info
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...