Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Fatmir Matoshi i ka dërguar telegram ngushëllimi zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Diaspores, ish ministrit të MMPH-së, z. Dardan Gashi, për ndarjen nga jeta të babait të tij, gjuhëtarit, albanologut dhe pedagogut, Prof. Dr. Skënder Gashi.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të ministrisë që ai drejton.
Matoshi ka vlerësuar lartë jetën dhe vepren e tij duke theksuar se i ndjeri dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjuhës shqipe, shkencës dhe Institutit Albanologjik të Kosovës.
Jeta dhe vepra e tij do të mbesin përherë pjesë e historisë sonë letrare dhe shtetformuese, përfundon Ministri Matoshi .
Instituti Albanologjik, në ambientet e tij, për të nderuar veprimtarinë shkencore të Prof. dr. Skënder Gashit, do të mbajë mbledhje përkujtimore, nesër me 28.6.2019, në orën 14:00. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...