Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim menaxheren e projektit mbi cilësinë e ajrit, Kseniya Lvovsky dhe eksperten, Klas Sander, me të cilat ka biseduar në lidhje me projektin e ajrit që Banka Botërore po realizon në Kosovë.
Ministri Matoshi ka prezantuar veprimet që MMPH është duke ndërmarrë në reduktimin e ndotjes së ajrit si dhe ka vlerësuar projektin e ajrit që Banka Botërore është duke realizuar në Kosovë.
“Krahas angazhimeve tona si task forcë për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe si ministri, është i rëndësishëm dhe mirëpresim çdo studim dhe projekt që bëhet ne fushën e ajrit, prandaj presim që t’i kemi rezultatet e këtij studimi dhe bashkë të punojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend”, deklaroi ministri Matoshi.
Nga ana tjetër menaxherja e projektit të Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky ka deklaruar që si bankë janë në fazën finale të realizimit të studimit mbi cilësinë e ajrit në vend, duke prezantuar edhe mënyrën e realizimit të studimit.
“Banka Botërore në vitin 2018 ka filluar me projektin për studimin krahasues në lidhje me ndotjen e ajrin në tri shtete, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje- Hercegovinë, duke krahasuar nivelin e ndotjes, pasojat shëndetësore dhe aspektin ekonomik të ndotjes. Tani jemi ne fazën finale të përfundimit të studimit dhe në muajin shkurt të këtij viti do ti kemi rezultatet finale” deklaroi Lvovsky.
Ministri Matoshi dhe ekspertet e Bankës Botërore u zotuan që do të forcojnë bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së ajrit nga ndotja./arbresh.info
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...