Google ADS

Ministri Lluka: Më kanë garantuar se s’ndalet më rryma, më informoni nëse ju ndodhë kjo!

23:38 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është deklaruar rreth ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, nga sonte, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten.

“Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar”, thuhet në reagimin e ministrit.

Reagimi i plotë:

Duke ju përgjigjur qytetarëve dhe bizneseve në vend për ankesat e shumta rreth ndërprerjeve të energjisë elektrike, kam kërkuar informata nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, si institucion i pavarur për rregullimin e tregut energjetik në vend.

Nga u.d. Kryetari i Bordit të ZRRE, z. Arsim Janova, u informova se ZRRE ka marrë masa duke urdhëruar KESCO/KEDS që të ndërpres menjëherë të gjitha reduktimet e energjisë elektrike si dhe të mos aplikoj ndërprerjen e planifikuar të energjisë, përveç në raste kur cenohet siguria nacionale apo siguria e sistemit energjetik (shih foton).

Nga sonte, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten.

Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar.

P.S. Nëse keni ndërprerje edhe pas këtij njoftimi, ju lutem postoni komente me lokacionin dhe qytetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme