Ministri Lekaj përshpejton projektet e BERZH-it për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin

15:49 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën me konsulencën “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale”.

Ky është hapi fillestar për shpalljen e ofertimit publik të tenderëve, duke i hap rrugë implementimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Ferizajn, Gjilanin dhe Prizrenin.

Përmes kësaj huaje, MI do të fillojë zgjerimet e rrugëve Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, dhe Ferizaj – Shkup si dhe zgjerimin e hyrjes së Prizrenit.

Ministri Lekaj kërkoi nga përfaqësuesit e BERZH-it dhe njësisë implementuese, që të procedohet me hapat e mëtutjeshëm, për të evituar vonesat të cilat kanë ndodhur për tashmë 3 vite me radhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme