Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Pejës dhe Istogut për autostradën e Dukagjinit. Duke i inkurajuar qytetarët që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre për këtë projekt të rëndësisë së madhe për zhvillimin e Dukagjinit ministri Lekaj tha se ky projekt do të ndikojë dukshëm në lëvizjen e lirë të mallrave e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Dukagjinit.
Ai shtoi se Peja dhe Istogu përfitojnë shumë nga qasja në këtë autostradë, e cila i lidhë ato dhe Kosovën me korridoret pan-evropiane.
Qytetarët e të dy komunave, ata të Pejës dhe të Istogut, vlerësuan lartë nismën për një investim kaq të madh e të munguar deri më tani në Dukagjin, kurse me anë të një pjesëmarrjeje aktive dhanë kontributin e tyre të çmuar në këto debate për autostradën e Dukagjinit./arbresh.info
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...