Ashtu edhe siç ishte premtuar, këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha gëzon tashmë nga Ministria e Kulturës statusin e meritave të veçanta.
Vendimi i marrë në Qeverinë e Kosovës më datë 2 tetor 2018, e shpërblen këngëtaren e emëruar si “Bilbili i Kosovës”, për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Si rrjedhojë, asaj i është ndarë një shumë mujore nga Ministria e Kulturës, vlerë e cila është 500 euro. Për t’ia dhënë këtë lajm, në banesën e saj në lagjen Ulpiana, sot (e premte) i bërio vizitë Ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës Kujtim Gashi.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, Ministri Gashi bëri të ditur se është takuar sot me të madhen Nexhmije Pagarusha, teksa dha edhe lajmin se tashmë asaj i është ndarë një buxhet mujor nga shteti i Kosovës.
“Shumë i lumtur që Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.
Sot vizitova këngëtarën në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare”, ka shkruar Kujtim Gashi në Facebook.
Nga fotografitë e publikuara, shihet se prezente në këtë vizitë ka qenë edhe këngëtarja e njohur, Violeta Kukaj-Retkoceri, me të cilën Pagarusha publikoi një duet këtë vit me titull “Mbushni gotat”.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...