Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka realizuar një vizitë zyrtare sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar homologun e tij maqedonas Venko Filipche.
Ministri Ismaili e njoftoi homologun e tij në Maqedoninë e Veriut për reformat shëndetësore që po realizohen në Kosovë.
Të dy ministrat folën edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri Ismaili e njoftoi ministrin Filipche për progresin dhe punën e madhe që po bëhet në Kosovë që sa më shpejtë të bëhet funksionalizimi i plotë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipche, ofroi të gjithë mbështetjen e tij dhe të shtetit maqedonas për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Pas këtij takimi, ministri Ismaili zhvilloi edhe një vizitë në Fondin e Sigurimeve të Maqedonisë, për të parë nga afër funksionimin e këtij fondi dhe mundësitë e shkëmbimit të praktikave më të mira me Kosovën. / arbresh.info /
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë