Ordinanca që kreu abortin e të miturës nga Drenasi nuk ka pasur licencë dhe ka bërë një sere shkeljesh gjatë kryerjes së abortit, raporton arbresh.info
Kështu ka thënë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili gjatë raportimit të tij para komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilin po diskutohet rreth licencimit të institucioneve private shëndetësore.
Kryesuesja e këtij komisioni Besa Baftiu kërkoi nga ministri Ismaili që të merret më shumë seriozitet me licencimin e ordinancave private sepse sipas saj mund të ndodhin edhe raste të tjera sikurse në Drenas. Ministri Ismaili tha se rasti në fjalë ka prekur të gjithë. Ordinanca ka bërë shkelje të moralit e ligjeve që nga fillimi. ” Nga informatat e fundit janë 1660 institucione private të licencuara
” I tërë procesi i licencimit është në kuadër të bordit për licencime të sektorit privat. Licencat lëshojnë për një afat 5 vjeçar. Obligimi për rilicensim nuk bie mbi ministrinë e shëndetësisë por të atij që e kërkon licensen”
Në këtë rast ordinanca që e ka bërë abortin ka qenë e palicensuar dhe barra bie mbi atë ordinancë.
Ambulancës i ka skaduar licenca e punës në korrik të vitit 2018. Për abort kërkohen disa kushte. Edhe ato kushte ambulanca “Kestrina” nuk i ka kryer.
Dhe si e tillë kanë rrezikuar edhe shëndetin e pacientes. Ordinanca ka operuar në mënyrë jo të ligjshme sepse nuk ka pasur licencë.
” Ministri Ismaili ka thënë se për këto shkelje kanë filluar hetimet.
“Ajo çka ne e dimë është se aty ka pasur disa shkelje qe i ka bëre ordinanca, shkelje të etikes shkelje ligjore e tjera.”
“Atë që ka ndodh duhet ta penalizojmë dhe të mos përsëritet. Penalizmi si për privat duhet te jetë i rreptë dhe i shpejt”./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...