Konferenca e organizuar nga OIK po trajton tema që në fokus kanë rolin e shërbimit infermierik gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe në dy dekatat e pas luftës në Kosovë dhe po mbahet në vigjilie të shënimit të Javës së Infermierisë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e çmuar të infermierëve gjatë luftës dhe në rimëkëmbejn e sistemit shëndetësor në Kosovë, Ministri Ismaili tha se fakti që infermirët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm dhe ata po kërkohen nga vende të ndryshme, i bën institucionet dhe këtë komunitet që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që persektiva dhe e ardhmja e tyre të realizohet në Kosovë dhe jo në vende të tjera.
“Ne po punojmë që sistemi ynë shëndetësor t’u përgjigjet kërkesave të infermierëve dhe profesionistëvë të tjerë shëndetësor. Shëndetësia jonë do të jetë çdo ditë e më e mirë dhe në këtë kuadër, po punojmë që infermierët si pjesa më vitale e sistemit tonë të kontribuojnë këtu në funksion të avansimit të sistemit, fuqizimit të rolit të tyre dhe sigurimit të shërbimeve cilësore për pacientët tanë”, tha Ministri Ismaili.
Kryetari i OIK, z. Naser Rrustemaj, tha se infermierët kosovarë jo vetëm në luftë, por gjatë tërë viteve të aprt’heidit bënë më të mirën, duke mos kursyer asgjë nga vetja, për të qenë afër pacientëve, kur këta u dëbuan edhe nga institucionet shëndetësore.
“Me përfundimin e luftës, sprova për infermierët nuk përfundoi… Paslufta, tha ai, nuk na gjeti shumë dinjitetshëm dhe shpesh jemi ballafaquar me anashkalimin dhe diskriminimin që nuk e kemi merituar, por, ne si komuniteti më i madh shëndetësor, kemi vazhduar të bëjmë punën tonë, duke mos kursyer asgjë nga vetja”. Ai bëri thirrje që të reflektohet dhe të vlerësohet puna e infermierëve, angazhimi, mundi dhe shkollimi i gjithë stafit infermieror dhe shëndetësor, në mënyrë që për qyttarët kosovarë të ketë shërbime sa më të mira shëndetësore.
Qëllimi i Konferencës është që të forcohet roli i Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, promovimit dhe përmirësimit të shëndetit të popullatës së Republikës së Kosovës.
Organizimi i konferencës është bërë në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe të Shtimes.
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...