Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë dhe kanë dorëzuar zyrtarisht 3 respiratorë, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë gjatë trajtimit të foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se në mungesë të aparaturave mjekësore, në veçanti në Klinikën e Neonatologjisë, aty ku trajtohen të porsalindurit, shpeshherë mjekët nuk kanë mundur t’u japin trajtimin e duhur shëndetësor foshnjave.
“Në kuadër të furnizimit me pajisje të reja që kemi bërë gjatë gjithë vitit në këtë klinikë, tani u kemi dorëzuar edhe 3 respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore”, ka thënë ministri Ismaili.
Ai ndër të tjera tha se këtë aparatura di të rrisin cilësinë e trajtimit e sidomos tek foshnjat që kanë probleme me zemër dhe mushkëri.
“Këto aparatura do të rrisin cilësinë e trajtimit, në veçanti te foshnjat që kanë problem me mushkëri apo zemër. Këtë vit kemi kontraktuar edhe shumë pajisje tjera për këtë klinikë për të siguruar kujdes edhe më të mrië shëndetësor për fëmijët tanë”, tha Ismaili./arbresh.info/
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3
Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin
Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Populli i Kosovës ka ko...
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...