Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar të flasë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në samitin e “Sfidat e sigurisë në Ballkan” që po mbahet në Rumani, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë nuk do ta pranojnë kundërshtimin për idenë e ndryshimit të kufijve pavarësisht se nga kush vjen.
“ BE-ja ka thënë se nuk duhet të ketë ndryshime të kufijve. Por çfarë rreth kufijve të Serbisë?- Në fillim ata i shkatërruan kufijtë, dhe pastaj thonë që nuk duhet të ketë më shumë ndryshime të kufijve. Ne nuk e pranojmë këtë, edhe nëse vjen nga Brukseli, Washingtoni apo Moska”, ka thënë Daçiq shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij ka mjaft probleme në Ballkan megjithatë këto nuk kanë bazë për një luftë të re, duke shtuar se duhet të ketë një mirëkuptim më të madh të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Ai e ka pranuar se rruga e Serbisë drejt BE-së është e varur plotësisht nga arritja e një marrëveshjeje me Republikën e Kosovës.
“Strategjia jonë është integrimi në BE, por ne nuk mund të hyjmë atje derisa nuk e arrijmë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Daçiq.
Ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte realizuar një vizitë në Moskë ku ishte takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Pas atij takimi, Vuçiq kishte lënë të kuptohet se ideja e korrigjimit të kufijve kishte marrë fund./GazetaExpress/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...