Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa thotë se edhe aleatët tanë strategjikë deri në mëngjes kanë pritur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Mustafa ka thënë se INTERPOL-i, si mekanizëm i sigurisë, është shndërruar në mekanizëm politik.
“Politika ka ndikuar që Kosova të mos anëtarësohet në INTERPOL”, tha Mustafa në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Mustafa ka thënë se nga kontaktet që ai ka pasur me zyrat ndërkombëtare, i është preferuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk duhet të politizohet.
“Kam pasur sugjerime që unë të mos marrë pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it. Më kanë thënë që duhet të marrin pjesë vetëm grupet punuese nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmi i sigurisë”, tha Mustafa.
Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se është pajtuar me Kryeministrin që në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, në Dubai të shkojnë vetëm grupet punuese nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mustafa ka thënë se në mëngjes në zyrë e kanë vizituar miqtë tanë ndërkombëtar dhe janë përgatitur për ta festuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
“Në mëngjes kam pasur në zyrë mysafirë nga aleatët më të mëdhenj ndërkombëtarë. Dhe janë përgatitur për të dalë me festua, sepse ata kanë shpresuar që do të kemi suksese”, deklaroi Mustafa.
“Kanë dështuar edhe llogaritë tona, jo vetëm llogaritë e aleatëve tanë, por nuk do të thotë se e gjithë puna ka shkuar dëm”, tha Mustafa.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj