Në kuadër të takimit të tij me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Boshkoviq ka thënë se dy shtetet do të vazhdojnë partneritetit dhe se Mali i Zi do të ndihmojë rajonin drejt integrimit në NATO.
Në anën tjetër, Berisha ka thënë se kanë diskutuar edhe për Kartën e Adriatikut A5, dhe takimin e ardhshëm për të cilin ka thënë se shpreson që të ketë bisedime për anëtarësimin e Kosovës. Ai e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm partneritetin me Malin e zi.
“Si vendi i parë i rajonit në NATO do të jemi vend avokat për shtetet përreth. Me shembullin tonë duam të tregojmë se dyert e NATO-s për të gjitha vendet janë të qasshme. Vizita jonë ka për qëllim të tregojmë se Mali i Zi është mik i sinqertë i Kosovës. Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje (për formimin e ushtrisë) dhe presim që në Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO”, ka thënë Boshkoviq.
Boshkoviq ka thënë se flamuri i Malit të Zi do të ngrihet si pjesë e NATO-s edhe në Kosovë. Ai ka komentuar edhe reagimet e Serbisë kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi i janë bashkuar KFOR-it në Kosovë. Ka thënë se është reagim emocional nga Serbia, por ka shtuar se Mali i Zi është shtet sovran dhe vendos vet.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...