Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe homologu i tij rumun Teodor Meleskanu hapën të martën në Timishoara konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan”.
Daçiq paralajmëroi se kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur insistohet në arritjen e marrëveshjeve që nuk do të ndikojnë te të tjerët, siç thotë ai, harrohet që janë bërë zgjidhje që shkatërruan integritetin territorial të Serbisë, përcjell lajmi.net.
“BE-ja thotë se nuk duhet të ketë një ndryshim të kufijve, e çka rreth kufijve serbë”, ka pyetur Daçiq. Derisa shtoi se “ata fillimisht i shkatërruan kufijtë dhe pas kësaj thonë se nuk duhet të ketë me ndryshime kufitare. Ne nuk e pranojmë këtë, edhe nëse vjen nga Brukseli, Uashingtoni apo Moska”, ka thënë Daçiq.
“Ka shumë probleme në Ballkan, por mendoj se nuk duhet të jenë bazë për luftërat”, theksoi ai, duke shtuar se nevojitet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe se në këtë drejtim Serbia po përpiqet të mbajë një ekuilibër të balancuar të politikës së jashtme që respekton të gjitha qëllimet tona strategjike.
“Qëllimi ynë kryesorë është që të hyjmë në BE, por nuk mund të hyjmë deri sa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyruese me Kosovën,” ka thënë ndër te tjera Daçiq.
Ai tha se Serbia dëshiron paqe për shkak të sakrificave të mëdha, si dhe shprehu shpresën se më shumë kapituj në negociatat me BE do të hapen gjatë presidencës rumune në BE. /Lajmi.net/
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren