Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se nuk e di nëse është e saktë informata se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës.
Daçiq, sipas mediave serbe, ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Administrata amerikane nuk e sheh Kosovën si ‘një foshnjë të vetën’, por po përpiqet të jetë objektive.
“Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defansivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se, nga ana tjetër, pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë.
“Njerëzit kanë një mirëkuptim për argumentet tona. Ne vazhdojmë politikën e tërheqjes së njohjeve (pavarësisë së e Kosovës)”, tha Daçiq.
Një gazetë kosovare të shtunën ka raportuar se Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së. /Telegrafi/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë