Ministri i Jashtëm: Kosova dhe Armenia do të intensifikojnë raportet ndërmjet vete

09:12 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme,Behgjet Pacolli është takuar me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian më Ditën e fundit të samitit të Frankofonisë.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se Kosova dhe Armenia do të intensifikojnë raportet ndërmjet vete vçëanërisht në kuadër të Organizatës së Frankofonisë.

Statusi i plotë:
Diten e fundit të samitit të Frankofonisë, në të cilin Kosova u ngrit në status si vend anëtar i asocuar, bashkë me presidentin Thaçi, takuam presidentin e Armenisë Armen Sarkissian, të cilin e falenderuam për mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit të Republikës së Kosovës.
Kosova dhe Armenia do të intensifikojnë raportet ndërmjet vete veqanêrisht në kuadër të Organizatës së Frankofonisë.
Presidentin Sarkissian e ftuam që të vizitojë Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme