Kryeministri, Ramush Hardinaj ka dhenë dorëheqje nga posti i tij si drejtues i Qeverisë së Kosovës, me arsyetimin se nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, por si qytetar i Kosovës. Nga ana tjerë, ai ka thirrur mbledhjen e rregullt të qeverisë, të ciline dhe e ka drejtuar sot.
Pas dorëheqjes së kryeministrit Hardinaj, mund të shfaqet nevoja që Kosova të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ministri, Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Këshilli Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, nuk ka fonde për organizimin e zgjedhjeve.
Ai ka thënës se do të ishte mirë të ketë takime mes anëtarëve te koalicionit qeveritar dhe pastaj të thirret një mbledhje tjetër e Qeverisë.
Komentet e Hamzës kanë të bëjnë me fondin të cilin ministria që udhëheq ai duhet t’ia ndajë KQZ-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndërsa në një situatë të tillë ai s’mund ta bëj atë pa e ditur statusin e vetë juridik të krijuar.
Këto komente, ai i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë e cila po drejtohet nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj
Haradinaj ka thënë se vlerësimi i temave se cila temë është më e zakonshme dhe më urgjente merr shumë kohë.
Ai ka thënë se këtë çështje do ta çojë në Kushtetuese. Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë situatë mënyra e vetme është t’i drejtohet Kushtetueses.
Kryeministri Haradinaj po ashtu ka thënë se secila temë e cila pret të votohet në mbledhje është urgjente.
“Me respekt për praktikat, marrëveshja politike nuk na ia jep edhe bazën ligjore”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga partneri i koalicionit që të vendosin bashkë për ta çuar në Kushtetuese ose për t’i bërë vlerësimet e duhura ligjore që do të trajtohen në mbledhjet e Qeverisë, ngase siç është shprehur ai, frikësohet të thërras një mbledhje të radhës pa e ditur bazën ligjore të saj.
Po ashtu, ai ka thënë se nuk do t’i thirr dhe udhëheqë mbledhjet pa një vendim të Kushtetueses.
Tutje kryeministri në largim ka thënë se në rast se nuk mbahen mbledhjet atëherë do të ketë stopim të lëvizjeve të proceseve.
“Unë kam dhënë dorëheqje, mirëpo kam premtuar se nuk do të krijojmë vakuum politik. Unë dua ta shfrytëzoj të drejtën time dhe t’i drejtohem Kushtetueses”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/476651673136257/?notif_id=1564131817962502¬if_t=live_video_explicit
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...