Ministri i Arsimit uron nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor, ka kërkesë për mësimdhënësit

19:24 | 2 Shtator 2018
V. S.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018- 2019.

Përveç kësaj Ministri Bytyqi ka kërkuar nga mësimdhënësit të bëjnë maksimumin në punën e tyre, që të pajisin nxënësit me dije dhe shkathtësi, njofton Klan Kosova.

”Kërkoj nga ju të bëni maksimumin në punën e juaj që nxënësit tanë të pajisen me dije dhe shkathtësi. Ju keni një profesion të shenjtë dhe bëjeni maksimumin për fëmijët tanë”,  thuhet ndër të tjera në dedikimin e Ministrit të Arsimit me rastin e fillimvitit të ri shkollor, njofton Klan Kosova.

https://www.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/videos/902021909990972/

Të ngjashme