Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e kampit veror “Change-Makers” në parkun “Gërmia” në Prishtinë.
Kampi “Change-Makers” u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET), i cili financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.
Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se projekte dhe organizime të këtilla rinore janë edhe objektiv i ministrisë dhe atij si ministër që të rinjtë të njihen sa më shumë me njërin-tjetrin.
“Sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të cilët për herë të parë certifikohen si pjesëmarrës në kampin veror, i cili ofron mundësinë që të rinjtë e Kosovës të marrin pjesë në kampe inovative verore falas”, tha ministri Gashi.
Në partneritet me Qendrën e Kosovës për Arsim (KEC) dhe USAID, MKRS-ja mundësoi që 40 të rinj të ndërtojnë projekte kreative gjatë kampit dhe të përjetojnë aventura në natyrë.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar që gjatë kësaj jave pjesëmarrësit kanë mësuar për lidershp, kanë zhvilluar shkathtësi të reja dhe kanë ndryshuar komunitetin e tyre përmes punës vullnetare. Shkollat “Skënderbeu” dhe Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë janë pajisur me dollapë dhe ulëse për kënd të leximit dhe klasë, të ndërtuara nga vetë kampistët” tha ministri Gashi.
Ministri theksoi se mbetet i përkushtuar që do të jetë sa më afër të rinjve dhe përpiqet maksimalisht që t’u krijojë atyre lehtësira që të zhvillojnë aktivitetet dhe të kenë mundësi t’i realizojnë idetë e tyre inovative.
“Unë zotohem që projekte të tilla si ministër do t’i mbështesë në vazhdimësi sepse tashmë kemi krijuar edhe fondin rinor i cili në kuadër të objektivave parasheh edhe organizimin e kampeve në tërë Kosovën”, u shpreh ministri Gashi duke potencuar se ky nuk ka qenë kampi i parë por se janë mbajtur edhe disa kampe të tjera.
Si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e bërë nga kampistët, ministri Gashi së bashku me Brian Martalus, drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, iu ndanë certifikatat kampistëve në ceremoninë përmbyllëse të kampit.
“Zotohemi që do jemi afër projekteve të tilla dhe ajo që është me rëndësi është që në Kosovë gjithçka po ndryshon në kuptimin e mbështetjes për projektet rinore dhe projekte të këtilla do ketë me qindra e me mijëra në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh për fund ministri. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...